Të hënën, më 7 shtator 2026, nis zyrtarisht rrugëtimi i Dinamo City B, skuadër e cila do të përfaqësojë klubin blu në Kategorinë e Tretë.
Vazhdimi i këtij projekti, nisur një sezon më parë, është pjesë e vizionit të Dinamo City për t’u dhënë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj dhe talenteve premtuese, duke krijuar një urë të drejtpërdrejtë mes sektorit të të rinjve dhe ekipit të parë.
Dinamo City B synon të jetë një ambient ku futbollistët e rinj të kenë mundësinë të zhvillohen, të fitojnë eksperiencë në një kampionat kompetitiv dhe të tregojnë vlerat e tyre për të bërë hapin e radhës në karrierë.
Në drejtimin e skuadrës do të jetë Reinaldo Kalari, i cili është njëkohësisht pjesë e stafit teknik të ekipit të parë, duke garantuar kështu vazhdimësi në filozofinë dhe metodologjinë e punës mes dy skuadrave.
Të gjithë futbollistët e rinj që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij projekti dhe të provojnë veten me fanellën blu, janë të mirëpritur të paraqiten të hënën, më 7 shtator, në kompleksin sportiv të Dinamo City në Arbanë.
Ju mirëpresim!