April 24, 2026

Jemi në finale të Kupës së Shqipërisë

Dinamovitët shkojnë sërish në finale e Kupës së Shqipërisë. Me fitoren 0-1 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”, skuadra jonë ka siguruar finalen e dytë radhazi të këtij kompeticioni dhe ka shansin për të mbrojtur trofeun e fituar një vit më parë.

Në finalen e 13 majit përballë do të jetë përsëri Egnatia, përballë së cilës triumfuam me penallti sezonin e shkuar.

Në Shkodër gjithçka u zgjidh nga një gol i Dejvi Bregut në pjesën e dytë, pas një inkursioni personal. Ndeshja e parë në Tiranë ishte mbyllur në barazim, 1-1.

Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Nani, Dita, Teixeira, Aliji, Beqja, Qardaku, Vila, Malomo, Bregu dhe Mustafa. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Qefalija, Koma, Xhejms, Meksi dhe Ismaili.

Tani e gjithë vëmendja kalon te kampionati, ku ditën e hënë skuadra jonë do të përballet me Flamurtarin në Vlorë për javën e 33-të.   

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *