Prej më shumë se një jave skuadra jonë është zhvendosur në qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut, ku po zhvillon fazën përgatitore. Objektivi është që dinamovitët të jenë plotësisht gati për sfidat eruopiane.
Trajneri Ilir Daja do ta testojë skuadrën në një miqësore të martën (23 qershor) kundër Sileksit. Nën urdhërat e tij janë vënë tashmë edhe dy përforcimet e reja, Almir Ajzeraj dhe Isi Manellari. Me skuadrën po stërviten edhe disa elementë të spikatur të akademisë blu.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi janë të angazhuar maksimalisht për të pasur një Dinamo sa më të fortë dhe të kompletuar në çdo aspekt në Europë dhe sezonin e ardhshëm. Stafit teknik dhe lojtarëve u janë krijuar kushtet më të mira, ndërkohë që priten të tjera përforcime.