Stivian Janku është lojtari më i ri i Dinamo City. Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur kontratën në prani të drejtorit sportiv Haris Fakiç dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti.
Janku është firma e tretë për skuadrën tonë në këtë merkato dimri, pas Jorgo Meksit dhe Mori Bamba. Ai është përforcimi i dytë në mbrojtje.
Pjesën e parë të sezonit Janku ishte pjesë e Egnatias kryesuese, ndërsa më parë ka luajtur për Partizanin, Luftëtarin dhe Bylisin.
Përforcimet e deritanishme tregojnë qartë se presidenti Adrian Bardhi po bën gjithçka për të pasur një skuadër sa më të kompletuar për gjysmën e dytë të sezonit.