October 22, 2024

Barazimi në derbi na ngjit në vend të 3-të

Dinamo City barazoi 0-0 në derbin me Tiranën, i zhvilluar në stadiumin e Vlorës. Ishte ndeshja e fundit e fazës së parë dhe skuadra jonë ngjitet në vend të 3-të, me 15 pikë të grumbulluara.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi në këtë formacion: Teqja, Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Toli, Karamba (Qefalija), Zabërgja, Vila (Doçi), Bregu (Maliqi) dhe Mandela (Qardaku).

Për arsye dëmtimesh munguan në derbi portieri Sali dhe mbrojtësit Muzek dhe Hoxha, kurse Gudiabi ishte i skualifikuar për shkak kartonësh.

Ndeshja e radhës do të luhet ditën e premte me Egnatian në transfertë. Dy skuadrat kanë nga 15 pikë në këtë moment.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *