Është hedhur sot në ambientet e FSHF-së shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pas të cilit Dinamo City i ka takuar të ndeshet me Vllazninë.
Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet më 2 prill, në stadiumin “Loro Boriçi”, kurse ajo e kthimit pas 3 javësh, më 23 prill.

Skuadra jonë është ndeshur tri herë me Vllazninë këtë edicion në kampionat. Dinamo ka regjistruar 2 fitore, 2-1 në Elbasan dhe 2-3 në Shkodër. Ndeshja e tretë me këtë kundërshtar ka përfunduar në barazim, 0-0.
Kupa e Shqipërisë është një nga objektivat e rëndësishëm të klubit tonë për këtë sezon. Ky kompeticion është një mundësi e mirë për të rikthyer trofe në palmaresin blu.